Situata e përmbytjeve në Durrës, kryetarja e bashkisë inspektim në terren

21/11/2022 14:11

Shirat e dendur në Durrës kanë sjellë përmbytje, ndërsa në terren kanë dalë autoritetet për inspektimin e situatës.

Kryetarja e bashkisë, Emiriana Sako dhe perfekti i Qarkut Emiljan Jani zhvilluan një inspektim në terren në fshatin Vadardhë, të njësisë administrative Sukth në lumin Erzen.

Prefekti i Qarkut shoqërohej nga Përgjegjësi i Sektorit të Planifikimit, Përballimit të Emergjencave Civile dhe Krizave, Artur Lekbello.

Administratori i Njësisë Administrative Sukth Edlir Çërri bëri një panoramë të situatës aktuale në lumin Erzen dhe rrisqet e mundshme në rast të reshjeve me intensitet të lartë.

Deri më tani ka një dalje të vogël të lumit Erzen nga shtrati i tij si pasojë e prurjeve me intensitet të lartë.

Të gjitha strukturat përgjegjëse vendore janë në terren duke monitoruar situatën, për të vepruar në çdo rast rreziku.

Top Channel