Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, merret në pyetje vëllai i autorit të dyshuar. Armand Shakaj ka ndërruar disa numra celulari
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka falënderuar punonjësit e Bashkisë së Tiranës të cilët kanë punuar gjatë këtyre dy ditëve për normalizimin e situatës si pasojë e shirave të dendur dhe stuhisë që ka përfshirë kryeqytetin këto dy ditë.
Veliaj u ka kërkuar qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe për çdo rast të telefonojnë në numrin e emergjencës.
“Faleminderit kolegëve të Emergjencave Civile, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë, Punëtorët e Qytetit dhe Policia Bashkiake për ndërhyrjen e menjëhershme ditën e djeshme pas stuhisë dhe shirave që pushtuan qytetin.
Ju lutem le të tregojmë kujdes dhe për çdo emergjencë telefononi 112”, shkruan Veliaj.
Top Channel