Përmbytjet në veri/ Ambasadorja Kim: Të trishtuar për humbjet njerëzore. Të gatshëm të ofrojmë mbështetje

21/11/2022 14:40
Ambasadorja Yuri Kim

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar lidhur me situatën e përmbytjeve në veri të vendit.

Përmes një postimi në twitter, ndërsa i referohet tragjedisë së familjes Rushaj ku babë e bir humbën jetën pasi u morën nga rrjedha e ujit, Kim shkruan se është e pikëlluar për vdekjen dhe shpreh ngushëllime për familjarët

“Jemi të trishtuar nga vdekjet dhe dëmet e shkaktuara nga përmbytjet shkatërruese në veri të Shqipërisë.

Shprehim ngushëllimet tona për familjet e atyre që humbën njerëzit e dashur dhe respektin për ata shqiptarë të guximshëm që po ndihmojnë bashkëqytetarët e tyre.

Jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetje sipas nevojës.” shkruan ambasadorja Kim.

Top Channel