Vetëm një rast infektimi me COVID ka ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Nga 66 testime ka rezultuar pozitiv me COVID19, një qytetar në Bashkinë Pogradec. Janë 186 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,363 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Statistika ( 21 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 1
Të shëruar në 24 orë 9
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 66

Testime totale 2,006,085
Raste pozitive 332,143
Raste të shëruara 328,363
Raste Aktive 186
Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 145
Gjirokastër 14
Fier 6
Elbasan 6
Vlorë 4

Berat 3
Durrës 3
Lezhë. 3
Shkodër 2

Top Channel