Foto ilustruese

Personi që u përplas me makinën e 40-vjeçarit, i cili ndërroi jetë ditën e djeshme gjatë një gare, është arrestuar.

Si pasojë e përplasjes gjatë garave me makina sportive në Shijak, viktima me iniciale A. M. nuk ka mundur të mbijetojë.

Policia ka vënë në pranga 39-vjeçarin me iniciale F. A., banues në Tiranë.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi policisë:

Shijak/Durrës

Informacion shtesë mbi aksidentin me pasojë vdekjen e 40-vjeçarit, ndodhur mbrëmjen e sotme, në fshatin Pjezë, Shijak, te Arena Karting Albania.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, kanë bërë arrestimin e shtetasit F. A., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Mbrëmjen e sotme, në fshatin Pjezë, Shijak, te Arena Karting Albania, gjatë garave me mjete sportive, shtetasi F. A., duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. M., 39 vjeç. Si pasojë e përplasjes, shtetasi A. M., ka humbur jetën.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme

Top Channel