“Hajde hyjmë me çizme dhe e shohim”/ Rrugët janë kthyer në lumenj, banorët e ish-Kënetës në Durrës: Janë shkatërruar çdo gjë

21/11/2022 12:22

Reshjet e dendura të shiut i kanë kthyer rrugët e ish-Kënetës në Durrës në lumenj, duke e bërë të vështirë kalimin.

Banorët shprehen se qeveria duhet të marrë masa dhe se nga përmbytjet janë shkatërruar çdo gjë.

“Të marri masa qeveria se gjynah. Nuk i kemi çuar as kalamajtë në shkollë u përmbytën shtëpiat. Nuk kam asgjë në shtëpi, janë shkatërruar çdo gjë. Nuk ka ardhur asnjeri vetëm ju gazetarët”, u shpreh banorja.

Me po të njëjtën situatë po përballet edhe një banorë tjetër i zonës, i cili shpjegon se çdo dimër po përballen me këtë situatë.

“Hajde hyjmë me çizme dhe e shkojmë ta shohim se si është shtpia dhe atëhëre flasim. Çdo vit blejmë marteriale, këto janë. Marin votat dhe ikin, ujin e kemi ne çdo dimër”, tha banori.

Top Channel