Pas përmbytjes së 2405 hektarëve tokë dhe 590 banesave në Shkodër gjatë natës së kaluar, ka dalë ylberi.

Poshtë dukurisë natyrore me shtatë ngjyra, nuk duket gjë tjetër veçse tokat e përmbytura gjatë natës për shkak të shkarkimit të hidrocentraleve në Shkodër.

Moti i keq atje shkaktoi edhe dy viktima, babë e bir, të cilët i mori dje rrjedha e lumit teksa ndodheshin brenda në mjetin e tyre. Trupat u gjendën sot, fatkeqësisht të pajetë.

Top Channel