Dhuruan puthje ‘spektakolare’ në “Përputhen”/ Laura i drejtohet Arbit: Luftova për ty e më hodhe poshtë

21/11/2022 18:43

E nisën rrugëtimin e tyre me vrull dhe me puthjen që s’kishte ndodhur kurrë më parë në “Për’puthen”, por sot, Laura dhe Arbi duket se nuk janë në momentet e tyre më të mira.

Gjatë një takimi në studio, Laura u shpreh mjaft e trishtuar, pasi sipas saj Arbi e kishte zhvendosur vëmendjen totalisht tek vajzat e tjera dhe se e kishte hedhur atë poshtë.

Laura: Jam e zhgënjyer jam shumë e lënduar, afrimitetin që ke ti me Kamilën pas gjithë asaj që kemi kaluar bashkë, ka një peshë tjetër. Unë u ndjeva që më hodhe poshtë jashtë mase, e kanë vënë re të gjithë, tek ti nuk e kam më besimin që kam pasur. Të gjitha që bëra unë që luftova për ty nuk kanë vlerë?

Arbi: Po mundohem që të respektoj, skam cfarë bëj më shumë që ri ta shohësh.

 

 

Top Channel