Më shumë se 150 hektarë tokë bujqësore është nën pushtetin e ujit në njësinë Bupq të Krujës.

Për shkak të reshjeve intensive të shiut lumi Ishëm doli nga shtrati dhe vërshoi mbi tokat bujqësore por edhe drejt gati 10 banesave buzë lumit të cilët u rrezikuan nga uji.

Janë mesditës intensiteti i shiut ra dhe lumi u rikthye në shtratin e tij por pasojat e përmbytjeve vijuan të qëndrojnë ende.

Por lumi nuk është i vetmi problem I banorëve. Përmbytjet vijnë dhe nga kanalet e bllokuar.

“Nuk na vjen njeri të na zhbllokojnë kanalet. Uji del në rrugë dhe na vjen n shtëpi. Askush nuk ve dorë. Një javë rresht kanë ardhur dhe nuk e kanë rregulluar”– tha banori.

Kjo është  panorama e çdo dimri në fshatrat e Fushëkrujës. Mjafton një ditë me shi dhe lumi me mbeturina dhe i pa pastruar del nga shtrati dhe mbulon toka bujqësore dhe banesa.

 

Top Channel