“Jezusi është palestinez”/ Tabela e neonit e shfaqur në Times Square për Krishtlindje shkakton reagime të shumta nga publiku Nga fshati Kuç në Shkodër ku zhvilloi një takim me banorë të zonave të përmbytura, Berisha bëri përgjegjës kryeministrin Rama dhe zv/ kryeministren Balluku lidhur me situatën e shkaktuar.
“Situata është dëshmi e një papërgjegjësie të plotë e qeveritarëve, që mbrëmë hapën tunelin e Komanit, derdhën nga porta e Vaut të Dejës, 2000 m kub/ sek. Dhe këto se nuk dilnin dot nga skema e vjedhjeve.
Këto reshje kanë qenë të parashikuara, qoftë nga IGJEUM, por një njoftim serioz ka bërë stacioni meteorologjik italian që ka parashikuar reshje ekstreme, por këto nuk kanë mjaftuar për Ramën e Ballukun e kanë mendjen të shfrytëzojnë energjinë për të vjedh. Tani thotë e bëra për të shtuar rezervat.
Këta kishin planifikuar, më datat 14-20 nentor, 10 mln euro import energjie nga të cilat së paku 5 mln i fusin në xhep.
Qeveria ka qëndrim armiqësor të hapur ndaj Shkodrës. Por këtë akt e kanë bërë se janë kapur në flagrancë në një vjedhje të paimagjinueshme.” u shpreh Berisha.
Top Channel