Reshjet e dendura të shiut/ Dy automjete përplasen “kokë më kokë” në aksin Milot-Rrëshen, plagosen tre persona

20/11/2022 18:56

Një aksident është shënuar mbrëmjen e kësaj të diele në aksin rrugor Milot-Rrëshen.

Gazetarja Brixhilda Deda bën me dije për Top Channel se në aksident është përfshirë një makinë dhe një furgon, ku kanë mbetur të lënduar tre persona.

Bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur si pasojë e kushteve të vështira të motit, pasi kjo zonë është përfshirë gjatë pjesës më të madhe të ditës nga reshjet e dendura të shiut.

Në vendngjarje ndodhen autoritetet ku po hetohen rrethanat e aksidentit.

Top Channel