Kupa e Botës 2022/ Joe Lycett grin me makineri 10 mijë £ për marrëveshjen e diskutueshme të Beckham në Katar (Video)

20/11/2022 16:14

Aktori, Joe Lycett  ka grirë 10 mijë paund në një video të publikuar në Twitter pasi i kishte dhënë një ultimatum “ikonës së homoseksualëve” David Beckham në Katar, një vend që ndalon marrëdhëniet mes të njëjtit seks dhe ka një histori të dobët të të drejtave të njeriut.

Joe Lycett  i veshur me një pellush me ngjyrat e ylberit dhe kufje për të mbrojtur veshët nga makineria që grinte paratë e bëri këtë, pasi David Beckham nuk i dha fund marrëveshjes së tij të diskutueshme shumë milionëshe për promovimin e Kupës së Botës në Katar.

Komediani i Brummie kishte postuar një ultimatum në rrjetet sociale javën e kaluar, duke paralajmëruar ish-yllin e Anglisë se së bashku me paratë, “statusi i Beckham si një ikonë homoseksuale do të copëtohet”.


Lycett ia kishte drejtuar mesazhin personalisht Beckham-it dhe kishte thënë se do t’i dhuronte paratë për bamirësitë LGBTQ+ nëse ylli i sportit përfundon marrëveshjen e sponsorizimit përpara turneut.

Megjithatë, Beckham nuk e pranoi publikisht ose nuk iu përgjigj ultimatumit.

Është raportuar se Beckham nënshkroi një marrëveshje shumë milionëshe me organizatorët e Kupës së Botës FIFA , për të cilën Lycett tha se vlente 10 milionë paund, por raportet e tjera kanë arritur deri në 150 milionë.

Pati një reagim të përzier ndaj zotimit të humoristit për të shkatërruar paratë, me disa që e lavdëruan atë për rritjen e ndërgjegjësimit për historikun e dobët të të drejtave të njeriut në Katar dhe kriminalizimin e personave LGBTQ+, ndërsa të tjerë i kërkuan atij t’i dhuronte paratë në një bankë ushqimore në vend që t’i copëtonte ato, në një kohë kur kostoja e jetesës është në rritje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA