Reshjet e dendura të shiut dhe fryrja e lumit Kir kanë rikthyer përdorimin e varkave në Shkodër.

Në lagjen “Ajasëm” të qytetit, banorët po lëvizin përmes mjeteve lundruese, për shkak se niveli i ujit ka shkuar deri në 50 centimetër.

Qarku i Shkodrës ka probleme në disa zona si pasojë e motit të keq. Këtë mesditë, lumi Drin doli nga shtrati.Niveli i ujit te Harku i Berdices arrin disa centimetër, duke e bërë të pamundur lëvizjen e automjeteve të vogla.

Në fushën e NënShkodrës ka zona të përmbytura. Bashkia e Fushë-Arrëzit ka dëmtime në disa rrugë rurale dhe shkëputje të furnizimit me energji elektrike.

Shëmbje skarpatesh në disa njësi administrative në bashkinë e Pukës. Në Vaun e Dejës situata më problematike. Ka dalë nga shtrati përroi Glin dhe lumi Gjadër, të cilët kanë dëmtuar infrastrukturën rrugore në lagje dhe në qytet. Ka pasur ndërprerje të pjesshme të energjisë elektrike në të gjithë qytetin.

Reshjet e shiut vijojnë dhe në bashkinë e Malësisë së Madhe, ku përroi i thatë në fshatin Kamicë ka dalë nga shtrati.

Në Bajzë, ujërat kane depërtuar në dy banesa, të shtetasve Mark Qosja dhe Asllan Culaj, ku mjetet e MNZSH-së kanë punuar për thithjen e ujit me pompa

Po ashtu, janë evakuuar dy familje në Malësinë e Madhe, pasi u janë përmbytur shtëpitë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA