Turizmi ka vijuar rritjen edhe gjatë shtatorit e duket se ky do të jetë viti më i mirë për sektorin. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se hotelet dhe strukturat e ngjashme akomoduese kanë pritur rreth 40% më shumë vizitorë në shtator se krahasuar me shtatorin e vitit të shkuar. 

Statistikat flasin po ashtu edhe për një rritje të konsiderueshme të netëqëndrimeve në vend me gati 16%, veçanërisht nga vizitorët jo rezidentë.

Më të frekuentuara këtë periudhë kanë qenë rajoni qëndror i Shqipërisë si dhe zonat bregdetare. Dukshëm, turistët kanë zgjedhur që veç bregdetit të vizitojnë edhe sitet kulturore por jo vetëm që ofron kryeqyteti, por edhe qytete të tjera të Shqipërisë.

Turizmi ka rezultuar pozitiv këtë vit në shifra turistësh por edhe në të ardhura të gjeneruara prej tyre. Sipas INSTAT, prej fillimit të vitit e deri në fund të shtatorit në vend kanë hyrë 6.4 milionë shtetas të huaj, gati 32% më shumë se vitin që lamë pas.

Vetëm për 6-mujorin e parë të vitit, të ardhurat nga turizmi arritën në 1.1 miliardë euro, duke u rritur jo vetëm në raport me një vit më parë, por edhe krahasuar me vitin 2019.  Dukshëm, nga shifrat në rritje të hyrjeve të vizitorëve të huaj në kulmin e sezonit, edhe të ardhurat për 3-mujorin e tretë pritet të jenë ndjeshëm të larta për ta bërë 2022 vitin e turizmit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA