Taksa “Kumbaro” në Divjakë/ Thellohet skandali, jo vetëm në park por edhe kush hyn në plazh do paguajë para

19/11/2022 19:44

Taksa që Kumbaro i ka vendosur banorëve të Divjakës dhe tre gjithë personave që duan të shkojnë në Plazhin e Divjakës ka një zanafillë dëshirën e drejtuesve të agjencisë së zonave të mbrojtura për të vjelë taksa nga vizitorët ditore të plazhit.

Gjatë sezonin veror, në bregun e gjerë të rërës krijuar nga tërheqja e detit qëndron një numër shumë i madh i automjeteve të plazhistëve ditore të plazhit të Divjakës.

Deri më tani, ata paguajnë 100 lekë të reja në ditë për bashkisë së Divjakës. Agjencia e zonave të mbrojtura kërkon të taksojë të gjithë këtë fluks mjetesh dhe personash që në fakt nuk qëndrojnë në zonën e madhe të parkut, por vetëm pranë lokaleve dhe plazhit.

Banorët e Divjakës reaguan ashpër ndaj traut që u vendos në rrugën e vetme që të çon në plazh duke thyer xhamat e kabinës së taksave. Për më të vjetrit, ai tra ishte një reminishencë e të kaluarës kur divjakasit shkonin në plazh duke kaluar me pasaporta postbllokun e vendosur nga regjimi komunist.

Ndërsa në vitin 2010 me vendim gjykate u rrëzua një tjetër tra të vendosur nga bashkia në rrugën drejt plazhit dhe parkut. Kjo është e vetmja rrugë që përdoret si nga banorët e Divjakës, punonjësit e bizneseve që janë në bregdet, por edhe vizitorët e parkut.

Shqipëria ka mbi 60 zona dhe parqe te mbrojtura, por vetëm në dy prej tyre kalimi është me pagesë. E para është në syrin e kaltër ku rruga të çon vetëm tek syri i kaltër dhe e dyta është në Dajt në hyrje të parkut që përdoret vetëm nga vizitorët e parkut.

Divjaka është pothuajse njësoj si parku i Llogorasë, aty kalojnë automjetet në rrugën kombëtare drejt rivierës, Dhërmiut, Himarës e deri në Sarandë.

Askujt nga zonat e mbrojtura dhe nga Ministria e Mjedisit nuk i shkon në mendje të taksojë kalimin e klientëve të ndërtuese të restorteve të rivierës. Apo njësoj me Shelegurin në Kolonjë, Rrushkullin në Durrës, Kune Vain në Shëngjin, apo edhe parku i Velipojës.

Top Channel