Shqipëria rikthehet të fitojë/Asllani i përgjigjet Rejës në fushë, edhe Skuka gjen golin e parë kuqezi

19/11/2022 19:43

Shqipëria rikthehet të fitojë pas më shumë se një viti. Kuqezinjtë e Edi Rejës mposhtën 2-0 Armeninë në “Air Albania”, teksa suksesi i fundit ishte regjistruar në 15 nëntorit e vitit të kaluar përballë Andorrës (1-0).

Mesfushori i Panathinaikosit dhuroi një asist për Skukën, i cili dërgoi topin në rrjetë duke ndezur festën në “Air Albania”. Sulmuesi i Partizanit pati një tjetër shans të artë në pjesën e dytë, por goditi mbi tra.

Goli i qetësisë erdhi në minutën e 63’. Tedi Cara fitoi një penallti, ekzekutimin e të cilës e mori përsipër Asllani. Mesfushori i Interit gjuajti saktë dhe gjeti golin e parë me kuqezinjtë. Golin e gjeti edhe Cara (87’) pas asist të Asllanit, por arbitri anësor e anuloi për pozicion të parregullt. Shqipëria menaxhoi mirë minutat e mbetura dhe në fund siguroi një fitore të rëndësishme në aspektin moral./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA