Djali i Hueyda El Saied dhe bashkëshorti i saj Thierry Grosjean u shfaqën së bashku në intervistën ekskluzive që dhanë për emisionin “S’e Luan Topi” në Top Channel.

Para se të niste intervista, djali i artistes së ndjerë, i kishte kërkuar të atit “të mos qante para shqiptarëve kur të përmendej emri i mamit”

Vetë Thierry u shpreh se djali është më i fortë se ai në këtë periudhë të vështirë për ty. Pasi Gabrieli përshëndeti në shqip publikun shqiptar, Theirry tregoi se ky vit pa Hueydën ka qenë shumë i vështirë për të, por të dy i ka ndihmuar mbështetja e të afërmve.

Në emision u transmetua dhe dëshmia që artistja la në ditët e fundit të jetës së saj.

“Jam pacientja e dhomës 271”, e nis El Saied dëshminë rrëqethëse, kur luftonte me kancerin.

Teksa falenderon stafin mjekësor, pavarësisht përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, ajo ka krijuar një pikturë në të cilën kanë marrë pjesë të gjithë.

Një pikturë jo e zakonshme, pasi artistja shpjegon se me anë të pikturës shumëngjyrëshe e quajtur “Rilindja”, sëmundjes i është bërë një goditje me penel.

“Jam pacientja e dhomës 271. E shtruar prej disa javësh pas rëndimit të kancerit tim të trefishte negativ të gjirit, me të cilin po luftoj prej më shumë se një viti. Kohët e fundit kam kuptuar se nuk jam vetëm në luftë dhe se çdo sukses ka qenë punë e ekipi. E kam fjalët sigurisht për personelin  infermierët mjekët burrat dhe gratë përfshihen të gjithë. Kam zbuluar këtu njerëz të jashtëzakonshëm, profesionistë të përkushtuar aq sa më mungojnë fjalët.

Kjo është arsyeja pse i detyrohem. Kështu, duke qenë se jam piktore më lindi i deja të krijoj një pikturë kolektive në të cilën do të merrnin pjesë të gjithë. Dhe të gjithë ranë dakord të pikturojnë në këtë pikturë të quajtur “Rilindja”. Secili nga ana tjetër pikturuan një pjesë të kësaj luftëtareje shumëngjyrëshe dhe ka qenë një goditje me penel kundër sëmundjes”, ka deklaruar Hueyda El Saied në ditët e fundit të jetës.

E gjithë kjo deklaratë është incizuar në momentet e luftës me kancerin e gjirit teksa ishte e shtruar. Pavarësisht gjendjes së rënduar shëndetësore, artistja nuk ka nguruar të falenderojë stafin dhe të lërë pas një simbol force, siç është piktura e saj.

FOTO GALERI
5/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA