25/11 23:02
Gjatë konferencës për shtyp për prezantimin e Kupës së Botës në Katar, kreu i FIFA-s, Gianni Infantino foli për shumë çështje që janë kthyer në një problem serioz të këtij Botërori, përfshirë këtu edhe kushtet e punës në vendin organizator.
“Kush i ndihmon punëtorët migrantë? Kupa e Botës e bën atë, FIFA e bën atë. Rreth 25,000 punëtorë migrantë kanë vdekur si rezultat i politikës së migracionit të BE-së që nga viti 2014. N
ë Evropë ne mbyllim kufijtë tanë dhe nuk pranojmë punëtorë që vijnë të punojnë legalisht. Po, ka nga ata që vijnë në punë. Dhe pastaj ne kritikojmë Katarin. Ka një standard të dyfishtë” –tha Infantino ndër të tjera.
Top Channel