“Shtiru sikur je mamaja ime!” 10-vjeçari shpëton mrekullisht nga gruaja që e ndiqte (Video)

18/11/2022 11:21

Një situatë si nëpër filma ka ndodhur në Amerikë, ku një djalë 10 vjeç ka shpëtuar mrekullisht  nga rrëmbimi.

I mituri Sammy Green po kthehej nga shkolla, ndërsa vuri re se një grua po ndiqte përgjatë gjithë rrugës.

Ndërsa po ecte, ai ndaloi në dyqanin e preferuar të tij në lagje  Dani Bee Funky dhe i kërkoi ndihmë shitëses,

10-vjeçari i kërkoi shitëses që të shtirej si mamaja e tij, ndërsa gruaja misterioze qëndronte jashtë derës.

Për fat të mirë, shitësja e ka ndihmuar dhe i ka mbyllur derën gruas. E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së dyqanit.

Top Channel