Një fund i përlotur/ Reja zhvillon të shtunën ndaj Armenisë ndeshjen e tij të fundit

18/11/2022 20:05

Kanë kaluar rreth 3 vite e gjysmë që kur Edoardo Reja mbërriti në Tiranë për të firmosur kontratën e tij të parë si trajner i Shqipërisë, të zhgënjyer asokohe nga rezultatet dhe klima jo e mirë e krijuar nga ish-trajneri Christian Panuci.

Dhe ja ku është sot, pas dy kontratave të përfituara në krye të pankinës kuqezi, në prag të ndeshjes së tij të fundit nën këtë status, atë të miqësores me Armeninë.

“E ndjej edhe në aspektin emocional këtë ndeshje. Unë do të mbetem gjithmonë i dashuruar me Shqipërinë. Bëra edhe një shëtitje dje në për Shqipëri isha deri në Gjirokastër dhe më pëlqeu shumë. Kam qëndruar këtu prej 3 vitesh e gjysmë dhe nuk kam parë ende bukuritë e Shqipërisë. Gjithsesi unë do të rikthehem sërish këtu, ndoshta të shoh ndonjë ndeshje, por do të vij edhe më shpesh për të udhëtuar sepse këtu ka vende shumë të bukura. Unë vërtet e dua këtë vend, pasi kam pasur edhe gjëra pozitive, dikush përpos analistëve edhe më respekton edhe më do dhe duke ditur këtë gjë nuk mundet që ta harroj ktë mbështetje edhe nëse do të më duhet të iki”, u shpreh Reja.

Rezultatet e fundit, dhe klima jo më e njëjtë brenda grupit të lojtarëve, nuk janë më në favor të tij, por në ndryshim nga “era Panuci”, sot këtë klimë e prishi liria e tepër e trajnerit Reja. Aq sa lojtarët vijnë në grumbullime për të luajtur kundër atyre që përfitojnë personalisht si miqësorja me kampionët e europës të Italisë, dhe për t’u larguan përballë një kundërshtari më të dobët në letër si Armenia edhe pse ne na duhet me doemos një fitore pasi na mungon prej 1 viti e 3 ditësh.

“Të rinjtë janë të bindur se janë më të mirët, më të mirë se të tjerët, janë të bindur se kanë të drejtën që të jenë gjithmonë në formacion, por të rinjtë duhet të fillojnë të mendojnë, të jenë të duruar, të përpiqen të përmirësohen dhe kur vijnë këtu duhet të vijnë me dëshirë dhe duhet ta ndjejnë këtë fanellë, kjo është thelbësore. Të rinjtë e sotëm duan gjithçka dhe shpejt, por kjo është e pamundur. Duhet të kalosh në disa etapa, që duhet fituar eksperiencë për të kuptuar vlerën e të luajturit, e kam thënë edhe herë të tjera nuk ka kohë në kombëtare për të bërë eksperimente”.

Të shtunën, kuqezinjtë sërish të arnuar mes lojtarëve të Superiores dhe atyre që patën disi më tepër durim, do të luajnë përballë Armenisë në kërkim të fitores së shumë pritur më tepër për moral sepse gjithsesi një miqësore është, por edhe për t’i dhënë mbrapsht një pjesë të respektit trajnerit që na dha në këto 3 vite e gjysmë pavarësisht momentit, moshës dhe situatës që janë të gjitha bashkë kundër tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA