‘Mulliri me erë’ me dhoma rrethore del në shitje për 799,999 paundë në Britani (fotot)

18/11/2022 17:41

Megjithse mullinjtë me erë njihen si një karakteristikë e Amsterdamit të vjetër, në foto shihet një në Harrogate në verilindje të Anglisë, i cili është konvertuar e ka dalë në shitje së fundmi për thuajse 800 mijë paundë.

Megjithse mullinjtë me erë njihen si një karakteristikë e Amsterdamit të vjetër, në foto shihet një në Harrogate në verilindje të Anglisë, i cili është konvertuar e ka dalë në shitje së fundmi për thuajse 800 mijë paundë.

Ndërtesa me vlera arkeologjike është e vitit 1822 – dhe tashmë është shndërruar në vendbanim me dhoma në formë rrethore.

Blerësit e mundshëm duhet të gjithashtu të bëjnë kjdes nëse duan të bëjnë ndryshime pasi duhet të konsultohen me autoritetet vendore bashkiake.

Shtëpia historike rrethohet nga panorama mahnitëse rurale të North Yorkshire dhe këtë vit feston 200 vjetorin e saj.

Megjithse ajo duket e vogël nga jashtë, shtëpia ka katër dhoma gjumi në gjashtë kate, dhe përfshin tipare origjinale si mure të gurta, trarë të rëndë druri dhe një sobë druri.

Kuzhina ka ende furrën e saj të hekurit që shërben si sobë në pjesën e sipërme.

Ajo përshkruhet në reklamë si ‘një nga mullinjtë më të plotë të mbijetuar, i kthyer në një pronë rezidenciale unike e të ngrohtë’.

Ndërsa jashtë mulliri ka një kopsht me lëndinë rreth 40 metra të gjatë me pemishte e lule.

FOTO GALERI
1/5
Një mulli në Harrogate në verilindje të Anglisë, është konvertuar e ka dalë në shitje

Top Channel