Zv.presidenti i FSHF-së, Arben Dervishaj u përball me gjykatën antikorrupsion. I arrestuar për inceneratorin e Fierit, profesori Dervishaj këmbëngul se duhej lënë i lirë pasi, as ishte korruptuar nga Klodian Zoto për të ndjekur ndeshjet e futbollit, dhe se as kishte firmosur situacione false.

Kërkesa nuk u mor parasysh dhe ai u dërgua në burg. Diçka  e tillë ishte një arsye që avokati të ironizonte me drejtësinë.

Avokati i Arben Dervishajt: Organi i hetimit nuk ka kryer asnjë akt ekspertimi vlerësues. Kur ai ka qenë këtu, nuk i është larguar asnjë hetimi, nuk është thirrur asnjëherë. Nuk është larguar nga Republika e Shqipërisë. Këto janë fjalë, unë nuk merrem me fjalë, është fjala juaj, ai ka punuar në përputhje me kontratën që ka bërë.

Edhe katër të tjerët Gentian Zifla, Robert Shabani, Enver Sheshi dhe Regan Merdani u dërguan në qeli. Ata akuzohen se mashtruan përmes 8 kompanive ku janë administratorë duke kryer  fiktive nga koncensionari ç’ka solli sipas SPAK shmangie nga faturat e TVSH. Edhe prej tyre u shqipërua në seancë kërkesa për lehtësim mase, një kërkesë që refuzua.

Të tjerët që janë në kërkim si Arbër Denisi , Silvester Driza , Luran Dusha , Guseppe Ciafaglione dhe Juri Ymeraj vlerësohen të lidhur me aferën disa milionëshe në inceneratorin e Fierit.

Aktualisht, në burg për këtë çështje janë dhe ish ministri i mjedisit Lefter Koka dhe ish sekretari i përgjithshëm,  si dhe nëpunës të tjerë që dyshohen se u implikuan gjatë procedurave për koncensionarin.

Top Channel