Foto/ Ronela Hajati takohet me aktorin e famshëm William Levy: Të gjithë vajzat do të më kenë zili

18/11/2022 16:03

Ronela Hajati ndodhet në Spanjë, ku së fundmi ka takuar aktorin e njohur në mbarë botën William Levy.

Këngëtarja ka marrë pjesë në një event në Madrid, aty ku edhe është rastisur me yllin e telenovelave meksikane.

Ajo ka filmuar momentin kur aktori ka takuar disa fansa, ndërsa në fund shkruan se vajzat do ta kenë zili.

“Vajzat do të më kenë zili tani e di”, shkruan këngëtarja.

Levy është një ndër aktorët më të pëlqyer, cili ka luajtur në shumë telenovela të njohura për shqiptarët.

FOTO GALERI
2/15

Top Channel