‘FIFA të ketë turp’/ Tifozët kërkojnë dëmshpërblim pas ndalimit të birrës në stadiumet e Katarit (fotot)

18/11/2022 21:39

Mediat raportonin sot për tifozë të zëmëruar futbolli që kërkonin dëmshpërblime nga shefat e Kampionatit Botëror të Futbollit, pas njoftimit të papritur për ndalimin e alkoolit në stadiumet e Katarit. 

Mediat angleze dënonin sot FIFA-n në emër të tifozëve të tyre, 48 orë para nisjes së kampionatit botëror , duke shtuar se turneu po kthehet në një “kontroll të tipit Big Brother”.

Vetëm disa qindra tifozë anglezë kishin mbërritur në kryeqytetin Doha kur FIFA njoftoi pranimin e rregullit të familjes mbretërore vendase që alkooli të mos shitet në stadiume.

Ndalimi ishte një surprizë e hidhur pasi më herët FIFA kishte siguruar fansat se megjithë ligjet e vendit ndaj alkoolit, do të kishte përjashtime për zhvillimin e ndeshjeve në stadiume.

Katari zbaton ligjet islamike të kufizimit të të drejtave të grave, ndalon shfaqjen e komunitetit  LGBT, konsumin e alkoolit në publik.

Zhvillimi është një zhgënjim për FIFA e cila kishte prezantuar Budweiser si një nga sponsorët e turneut, dhe kishte monopolin e shitjes së birrës në stadiume.

Katari ka lejuar vetëm një pjesë të marrëveshjes së mëparshme, atë të shitjes së birrës në ambjentet ‘fan zone’ me ekrane për ndjekjen e sportit.

Gjysmë litri birrë do të kushtojë rreth 12 euro deh do të mund të shitet vetëm në kohë të caktuara, me një kufizim prej katër pijesh për person për të evituar që njerëzit të dehen.

Ndërsa ata që mund të paguajë $19,000 në ndarjet ekskluzive në stadiume mund të porosisin sa të duan, konfirmohet nga zyrtarët.

Përdorues të mediave sociale akuzonin autoritetet vendase për hipokrizi.

Një prej tyre shkruante: “Alkooli ndalohet nga stadiumet në Katar prej kulturës e besimit, por nëse shpenzon 20 000 dollarë nuk ka problem”.

Tom Williams, 24 vjeçar nga Birmingham tha: “Kam spenzuar £5000 për këtë udhëtim dhe sikur ta dija që nuk do më linin të pija birrë në stadium nuk do të kisha ardhur”.

“FIFAs duhet t’i vijë turp. Milionë njerëz po vijnë nga e gjithë bota deh ata e prishin që në fillim”.

FOTO GALERI
2/7
Vetëm disa qindra tifozë anglezë kishin mbërritur në kryeqytetin Doha kur FIFA njoftoi pranimin e rregullit të familjes mbretërore vendase që alkooli të mos shitet

Top Channel