Vlora kërkon punëtorë nga India, ishujt Filipine dhe ishulli i famshëm turistik i Balit në Indonezi.
Mungesa e krahut të punës ka qenë një ndër problemet më të mëdha me të cilat është përballur turizmi këtë vit dhe në Vlorë. Kreu i operatorëve turistikë të jugut Vasil Bedini thotë se po plotësohen formularët për të punësuar punëtorët nga Azia për sezonin e ardhshëm turistik.
“Problemi kryesor ka qenë ai i burimeve njerëzore, edhe në këto momente që flasim punëtorët po ikin. Po plotësojmë formularët për të sjellë punonjësit nga jashtë sepse e shohim si të vetmen zgjidhje për sezonin e ardhshëm”.
“Problemi kryesor këtë vit ka qenë mungesa e burimeve njerëzore, shumë nga punëtorët tanë kanë bërë dy-tre pozicione pune, për shkak të kësaj mungese të theksuar”, shprehet Anxhela Sholla, punonjëse hoteli.
Por ndërsa Vlora dhe Shqipëria gjithnjë e më shumë shfaqen në reklamat e destinacioneve turistike krahas vendeve me traditë në turizëm, në shumë drejtime nuk është njësoj me fqinjët e lakmuar të basenit mesdhetar. problemet dhe këtë sezon që lamë pas ishin të shumta
Turizëm i konsoliduar do të thotë që ata të cilët vijnë për herë të parë, të rikthehen. Dhe ndërsa shqiptarët vetë ende e kanë ëndërr të pushojnë jashtë pikërisht prej konceptit të turizmit që nuk ngjan me atë që gjejnë në vende të tjera, të huajt duhet të rikthehen duke u ofruar më shumë se çfarë kanë gjetur deri tani.
Top Channel