“Balluku një nga personat më të korruptuar në historinë e Shqipërisë.”
Shigjetat e sulmeve të opozitës janë drejtuar drejt ministres së infrastrukturës , njëherësh zv/kryeministres Belinda Balluku, të cilën Sali Berisha e akuzoi për abuzim me fondet dhe favorizim të kompanive të ndërtimit.
“Ndërtohet rruga e Arbrit, pasi është trefishuar cmimi hapet tenderi për skarpatet, sa do thoni ju 20 mln euro. Hap Ballukja tenderin e skarpateve, ia jep kompanisë Gjoka të gjitha. Bashkë dhe në aksin Kardhiq-Delvinë, vendimet e Ballukut kushtojnë 60-80 mln euro me shkeljen e ligjeve.”
Aksioni i opozitës sot kishte në fokus denoncimin e rrugëve të florinjta që për Sali Berishën janë akuza më e rëndë që rëndojnë mbi supet e zëvendeses së Edi Ramës në Qeveri. Rasti me fragrant për drejtuesin e partisë demokratike është aksi rrugor Lekaj-Fier.
“Merrni rastin e fundit për Lekaj Fier – 46 km, hap tenderin me 340 mln euro , 7 mln euro km, kur ndërtimi I autodrastës nga e para kushton maksimumi 3 mln euro. it. Duhet të vjedhim me një krye ligj Fushën, konsorciumi me në krye ligj Fushën, ca ta quajmë një rrugë me 7 mln euro kilometrik.”
Banorët e Bërxullës janë ngritur në protesta kunder kompanisë Gener 2 qe po i rrezikon banesat. Sali Berisha është venë në akuzë publike për opozitë selektive për shkak të njohjes së tij me koncensionarin e rurgës Kashar-Thumanë, por ai pretendon të kundertën.
“Nuk ka lidhje kjo gjë, kanë mbështetjen e opozitës në protestën e tyre.”
Paralelisht me denoncimet Sali Berisha ka në plan të zbresë sërish në shesh, protesta e radhës kërkoi që të mbahet me 6 dhjetor ditën kur në Tiranë do mbahet samiti i liderve të Ballkanit.
Top Channel