Tetë raste të reja me Covid 19 janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, ndërkohë që në spitalin Covid 3 po marrin trajtim tre pacientë.

Nga 518 testime të kryera gjithsej, kanë rezultuar të infektuar 7 qytetarë në Tiranë, nga 2 qytetarë në Durrës, Këlcyrë, Tepelenë, nga 1 qytetarë në Lezhë, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Korçë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 209 qytetarë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 10 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,303 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 17 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 18
Të shëruar në 24 orë 10
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 518

Testime totale 2,004,726
Raste pozitive 332,106
Raste të shëruara 328,303
Raste Aktive 209
Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 150
Gjirokastër 15
Vlorë 12
Fier 10
Elbasan 5

Berat 4
Lezhë. 4
Durrës 4
Shkodër 3
Korçë. 2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA