Studentet ‘tërheqëse’ kishin rënie të ndjeshme të notave kur mësimi u zhvendos online, gjatë izolimit – studimi (fotot)

17/11/2022 16:51

Studiuesi suedez Adrian Mehic mblodhi të dhënat nga universiteti i inxhinierisë në Stockholm.

Sipas një studimi te fundit, notat dhe vlerësimet e studenteve femra dhe ‘bukuroshe’, kishin rënë ndjeshëm kur mësimi nisi të zhvillohej në distancë gjatë periudhë së izolimit të epidemisë së dy viteve më parë.

Mehic kërkoi gjithashtu që 74 individë të vlerësonin sesa tërheqëse ishin për meshkujt fytyrat e 307 studenteve femra, duke i renditur ato në 10 shkallë, nga ‘shumë e papëlqyeshme’ në vlerësimin maksimal, ‘shumë tërheqëse’.

Zbulimet e tij u publikuan në revistën shkencore Economic Letters, ku u treguan se në kurset ‘jo-sasiore’ të biznesit e ekonomisë të cilat jepeshin kryesisht online, studentet tërheqëse ose të bukura kishin në përgjithësi nota më të larta.

Por ky efekt nuk vërehej në kurset e lëndëve ‘sasiore’ si matematika e fizika ku bashkëveprimi student-mësues ishte minimal.

Mehic shkruan: “Dokumenti tregon se tiparet tërheqëse të fytyrës së studenteve kishin efekt në rezultatin akademik, kur mësimi mbahet në person”.

Por ka një kusht. Për meshkujt, notat në lëndët jo-sasiore nuk ndryshonin në rastin kur kurset ose në person ose online.

Mehic shtonte se kur mësimi ishte ‘në person’, femrat kishin më shumë gjasa të përballeshin me diskriminim për pamjen e tyre.

“Por mesa duket për femrat, ky efekt zhdukej kur mësimi zhvendosej online, kur dhe reflektohej rënia e vlerësimeve për ato me fytyrën më tërheqëse”.

“Kështu që për meshkujt vlerësimi duket se jepet për atributet e tyre produktive, si për shembull vetëbesimin, dhe diskriminimin e tipareve të fytyrës, siç ndodh në rastin e femrave”.

Mehic thotë se diskriminimi me personat tërheqës ndodh u atribuar atyre gabimisht karakteristika që nuk zotërojnë, si për shembull ‘inteligjenca’.

Studimi i tij koinçidon gjithashtu me një raport të vitit 2015 nga ekonomistja Eva Sierminska, e cila gjithashtu mbështet nocionin e “shpërblimit të bukurisë” në këtë kontekst.

Në raport thuhej se njerëzit që konsideroheshin ‘tërheqës’ zakonisht paguhen rreth 15 përqind më shumë se ata që janë më pak ose fare ‘tërheqës’, veçanërisht nëse detyra e tyre ka të bëjë me shërbim ndaj klientit.

Sierminska thotë: “Nuk e di pse shoqëria jonë shpërblen investimin në paraqitjen fizike, si për burrat dhe për gratë”.

FOTO GALERI
2/4
Në kurset ‘jo-sasiore’ të biznesit e ekonomisë të cilat jepeshin kryesisht online, studentet tërheqëse ose të bukura kishin në përgjithësi nota më të larta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA