Top Story nga Grida Duma, në puntatën e dytë në Top Channel, do të trajtoje këtë të enjte në orën 21.00, çështjen e nxehtë të portit të Durrësit.

Mes akuzave të opozitës, dëshmive të gazetarëve dhe analizës së ekspertëve, Top Story sjell në mbrëmje, argumentet pro dhe kundër marrëveshjes së portit të Durrësit, e cila u votua nga kuvendi me procedurë të përshpejtuar.

Përse kontestohet investimi që kap vlerën e 2.1 miliard eurove dhe a e kthen kjo marrëveshje portin e vjetër në një atraksion turistik me ndërtesa te larta dhe port jahtesh? Çfarë përfiton “Eagle Hills”, çfarë merr përsipër qeveria dhe a është porti i Durrësit një aferë 30-vjeçare?

Në Top Story në orën 21.oo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA