Ndërprerje të energjisë që prej mëngjesit/ Banorët pranë rrugës Plepa-Ndroq vijojnë të jenë në errësirë

17/11/2022 19:01

Banorët e zonave rurale, që shtrihen në dy krahët e rrugës Plepa-Ndroq, vijojnë të jenë pa energji elektrike për shkak të punimeve që po bëhen nga OSHEE-ja.

Orari që ishte përcaktuar për ndërprerjen e energjisë elektrike ka kaluar, pasi në njoftimin e bërë në rrjete sociale nga OSHEE-ja u përcaktua orari 09:00-15:00.

Banorët ankohen se kanë të gjithë ditën pa drita, ndërkohë sipas burimeve lokale të OSHEE-së, mungesa e energjisë nuk ka lidhje më me punimet për remont, por me një defekt në zonë që nuk është konstatuar ende në rrjetin shpërndarës.

Edhe një javë më parë e gjithë zona qëndroi për orë të tëra në errësirë për shkak të një defekti.

Gjatë paradites së sotme u raportua se Shijaku, Xhafzotaj, Sukthi dhe bizneset përgjatë autostradës kishin ndërprerje të energjisë.

Sipas saj, OST po kryen një remont në nënstacionin e Shkozetit dhe në linjën 110 kV Rrashbull – Sallmone.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA