Protesta dhe festa në botë pas sulmeve ndaj Iranit, 23 të vrarë në Pakistan, përplasje pranë konsullatës amerikane Ka vijuar me tensione dhe debate të forta seanca parlamentare në Kuvend kur fjalën e mori deputeti demokrat Agron Shehaj.
Teksa akuzoi qeverinë për projektin e Portit të ri të Durrësit, Shehaj tha se ‘pasi Rama i dha Gjiknurit parkun e Butrinit, portin e do për vete’.
I ashpër ishte edhe reagimi i Damian Gjiknurit, i cili e ofendoi deputetin e PD me termin ‘budalla’.
Debati në Kuvend:
Agron Shehaj: Në këtë parlament miratohen çdo ditë ligje për të pasuruar kryeministrin dhe ministrat dhe miqtë e tyre në kurriz të qytetarëve shqiptarë. Shikoni rastin e ministres së Jashtme, u mor një vendim korruptiv për të shpallur ministren e Jashtme nvestitore strategjike. Në fillim ministrja u fsheh pas bashkëshortit e më pas kur i doli boja, u fsheh pas kunatës. Kjo qeveri që bëri investitorë strategjike ministren do të votojë kundër për heqjen e mandatit.Pyëtja është me kë është kjo maxhorancë, me qytetarët apo ministren strategjike. Pavarësisht votës tuaj kundër ne do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese. Mandati i ministres së jashtme nuk është çështja më e rëndësishme tani. Këtu parlamenti kthehet në mbrojtjen e hajdutëve. Kjo është një qeveri e cila orkestron çdo ditë një aferë. A nuk ndodhi kështu me unazën e madhe, me kushërinjtë e Damian Gjiknurit në Parkun e Burtrintit.Ku janë kompanitë e huaja, ishin një mashtrim, të gjithë e panë që nuk ishte asnjë kompani prestigjoze.Hajdutët e vërtetë janë në këtë sallë. Të gjithë me qëllim dhe vetëdije të plotë. Ju nuk keni asnjë kufi, mashtrim mbi mashtrim. Tani ka vendosur të marrë Portin e Durrësit. Pasi i dha Xhackës plazhin e Dhërmiut, zvogëloi parkun e Butrintit për Gjiknurit, tani merr portin për verte. Mashtroi qytetarët duke thënë se qëndronte EMAAR por sot del Alabbar. Përmes një kompanie offshore, pastaj i thirrët mendjes. Përfituesit e vërtetë janë këtu, keni kapur çdo pushtet, nuk i trembeni as drejtësisë, as opozitës . I keni bërë llogaritë gabim.
Damian Gjiknuri: Këtë e kam quajtur ‘idjot të dobishëm’Mos e përdor këtë foltore për të zëvendësuar Gjykatën e Tiranës. Në gjyq je për shpiftje. Ti je një rast interesant. Ti sfidon ligjet e natyrës se si ka mundësi të bëhesh ti i pasur me këtë pamjen tëndë dhe budallallëqet që nxjerr nga goja. Ti duhet të jesh një rast i mirë për t’u studiuar.Ngjall besimin e shumë njerëzve sesi të bëhesh I pasur. Po të qe për ndërtim shiko ndërtimin tënd, se ke ndërtim aty te ambasada je fshehur me emër tjetër. Më trego sekretin sesi një budalla mund të bëhet i pasur pasi do t’u jepje shpresa miliona njerëzve.
Agron Shehaj: Më tha hajdut dhe budalla. Është hajdut, një hajdut që vetëm shan. Je një copë hajduti.Do dalësh në gjyq, e kupton apo jo. Je një hajdut i qelbur. Po të kishte drejtësi…Nuk ke nga ta kuptosh sesi një njëri mund të bëhet i pasur me punë, se ti nuk e di çfarë është puna. Kam punuar Damian, kam punuar.
Top Channel