Çështja e Liangbin Chen, kinezit që u arrestua në Rinas, pasi kërkohej nga autoritetet kineze për mashtrim online do të shqyrtohet sot.
Gjykata e Apelit do të vendosë pranimin ose jo të kërkesës së tij për mosekstradim drejt Kinës, pasi atje i rrezikohet jeta.
32-vjeçari Liangbin Chen, që mbahet nën arrest shtëpie në Tiranë i kërkon drejtësisë shqiptare që mos ta dorëzojnë në Kinë. Ai gjithashtu kërkon revokimin e masës shtrënguese të vendosur ndaj tij.
Chen akuzohet për mashtrim kompjuterik që kap vlerën e një miliard yen kinezë apo ndryshe 147 milionë dollar.
Ai tha se e braktisi Kinën gjatë 2018 për shkak situatës me pakicat fetare dhe etnike duke lënë gjithashtu edhe shtetësinë kineze e duke marrë atë kamboxhiane.
“Kemi njoftuar organizatat ndërkombëtare sepse jeta e klientit tim rrezikohet seriozisht”, tha Isuf Shehu, avokati mbrojtës i të akuzuarit.
Liangbin Chen u arrestua në Rinas dhe gjykata e Tiranës e dërgoi atë nën mbikëqyrje policore për arsye shëndetësore.
“Klienti im po vinte nga Londra dhe po të kishte qenë e tillë ai do ishte arrestuar atje, ne jemi të bindur se nëse ekstradohet do i nënshtrohet torturës dhe seancave të fshehta”, u shpreh Shehu.
NJOFTIM PER MEDIA
Sikurse është raportuar më herët, në datë 29.09.2022, nga Gjykata e Apelit Tiranë : Komisariati i Policisë Rinas, më datë 11.07.2022, rreth orës 14:00, gjatë kontrolleve të pasagjerëve të linjës ajrore “Air Albani” Londër-Tiranë, ka arrestuar në sportelet e hyrjes shtetasin me iniciale L.Ch, për qëllim ekstradimi për arsye të masës së sigurimit “arrest në burg”, lëshuar ngan, për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit”.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest ne burg”, ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale L.Ch, për efekt ekstradimi.
Me vendimin nr. 1563 Akti, datë 14.07.2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendosi:
– Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit të shtetasit me iniciale L.Ch.
– Caktimin si masë sigurimi personal ndaj shtetasit L.Ch, “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 283 dhe 495të K.Pr.Penale, lidhur me procedurat e ekstradimit sipas kërkesës së autoriteteve kineze.
Ky vendim nuk është ankimuar.
Në vijim, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me kërkesën e bërë nga shtetasi me iniciale L.Ch, për revokimin e masës së sigurimit
Me vendimin nr. 1563/1, datë 09.09.2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendosi:
– Pranimin e kërkesës.
– Zëvëndesimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, të caktuar ndaj shtetasit L.Ch, me vendimin nr. 1563 akti, datë 14.07.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me atë të “arrestit në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penal.
– Urdhërohet shtetasi L.Ch që të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën ……., Tiranè,.
– Urdherohet organi i Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per te siguruar zbatimin e kètij vendimi që të realizohet mbikqyrja e vazhdueshme 24 orëshe nga punonjësit e Policisë
– te Komisariatit Nr.1 Tiranë, që mbulon juridiksionin e vendbanimit tè tij, si dhe për ndalimin e përdorimit të pasaportës apo dokumentave të tjera identifikuese të vlefshme, pèr daljen e tij jashtë shtetit.
Çështja u shqyrtua në gjykatën e apelit mbi bazën e ankimit të bërë nga Prokurori i Rrethit Gjyqësor Tiranë si dhe mbi ankimin e shtetasit me iniciale L.Ch,
Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga Gjyqtar z. Genti Shala, me vendimin nr, 848, datë 29.09.2022 vendosi:
– Miratimin e vendimit nr. 1563/1 Akti datë 09.09.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane.
-Mospranimin e ankimit kunder ketij vendimi, për shkak te heqjes dorë prej ankimit nga Organi i Prokurorisë.
Në vijim të komunikimeve sot në datë 16.11.2022, Gjykata e Apelit Tiranë Ju informon sa më poshtë :
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka përfunduar gjykimin lidhur me kërkesën për lejimin e ekstradimit të shtetasit me iniciale L.Ch.
Me vendimin nr. 805 akti, datë 13.10.2022 kjo gjykatë ka vendosur:
-Pranimin e kërkesës.
-Lejimin e ekstradimit të shtetasit L.Ch në Republikën Popullore të Kinës për efekt të zbatimit të vendimit penal të Gjykatës Deging, të Provincës Zhejiang/Kinë.
-Rërzimin e kërkresës për revokimin e masës së sigurimt “arrest në shtëpi” të dhënë ndaj shtetasit LCh.
-Një kopje e këtij vendimi t’i komunikohet Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ambasadës së Republikës Popullore të Kinës.
Kundër këtij vendimi ka ushtruar ankim shtetasi L.Ch, i cili kërkon ndryshimin e vendimit për lejimin e ekstradimit në Republikën Popullore të Kinës, mospranimin e kërkesës për ekstradim, si dhe revokimin e masës shtrënguese vendosur ndaj tij.
Në datën 04.11.2022 është regjistruar në Gjykatës së Apelit Tiranë ankimi i mësipërm dhe po atë ditë cështja i është nënshtruar shortit elektronik, nga i cili është caktuar si gjyqtare relatore Znj. Marsela Dervishi
Në datë 09.11.2022, gjyqtare Marsela Dervishi deklaroi moskompetencën funksionale, duke i dërguar aktet tek gjyqtari Genti Shala, i cili më herët shqyrtoi cështjen që lidhej me masën e sigurimit personal. Në lidhje me përbërjen e trupit gjykues që shqyrton cështjen e ekstradimit, u referua në vendimin nr. 369, datë 15.06.2021 të Gjykatës së Lartë, në të cilin interpretohet neni 493/6 i Kodit të Procedurës Penale. Gjykata e Lartë vlerëson se gjykata që shqyrton kërkesën për ekstradim ka të njëjtën përbërje, si ajo që shqyrton kërkesën për masë shtrënguese.
Cështja do të shqyrtohet sot në datë 16.11.2022 dhe do t’Ju njoftojmë mbi vendimin, që do të marrë gjykata.
P.s. Ky komunikim u vlerësua i nevojshëm për të sqaruar opinionin publik lidhur me përbërjen e trupit gjykues të Gjykatës së Apelit
Tiranë, 16.11.2022
Gjykata e Apelit Tiranë
Top Channel