Në qendrën më të` madhe spitalore  nuk ka një mjek pneumolog  që qëndron çdo ditë këtu .Mjekja pneumologe që ishte ka ikur në Gjermani.

Nëse gjendja shëndetësore e pacientëve komplikohet atëherë mjeku kërkon me telefon një mjek pneumog nga sanatorium dhe kur të jetë i lirë, pas tre po 4 orësh ai vjen për të vizituar  pacientin që ka shfaqur komplikacionin.

Dhe kjo konsiderohet zgjidhje në rastin më të mirë, por që në fakt është stres i shtuar jo vetëm për pacientin  dhe familjarët e tij por edhe për vetë ekipin mjekësor që e ndjek në QSUT ,pasi  vonohet fillimi  i trajtimit mjekësor.

Këtë e dëshmon rasti më i fundit i një familjari i cili bisedoi me Top Channel  në kërkim të një mjeku pneumolog  i cilit ishte i gatshëm ta sillte edhe privatisht, por kjo nuk lejohej.

Ndërkohë që mjeku pneumolog arrin më shpejt nëse pacienti apo familjari i tij ka  të njohur në radhët e bluzave të bardha, por edhe në këtë rast mjeku penumolog  nuk mund të largohet për të ardhur në QSUT  nëse nuk ka mbaruar vizitat e pacientëve në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Nuk janë të paktë pacientët të cilët vijnë për t’u trajtuar në  klinikat e QSUT dhe  kanë probleme apo trajtohen edhe për probleme në mushkëri .Aq më tepër kur jemi në një situatë post covid  e janë shtuar komplikacionet  pacientëve  në mushkëri.

Por nëse mjekja pneumologe më parë ka ekzistuar përse tani  askush nuk e merr mundimin për ta zëvendësuar? Dhe kur mungojnë mjekë në qendrën më të madhe spitalore, nëse largohesh disa kilometra nga Tirana mungesat e mjekëve specialistë janë më të mëdha.

Por nëse shikoni në Facebook shëndetësia po lulëzon, ndërkohë që në terren njerëzit  sorollaten sa nga një spital në tjetrin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA