“Kur mësova që prisja vajzë, ngela si pikëpyetje”, Ilda Bejleri rrëfen emocionet e shtatzënisë dhe ndjesinë e mëmësisë

16/11/2022 22:14

Moderatorja Ilda Bejleri tregoi sonte për herë të parë në “Goca dhe Gra” për mëmësinë, pasi pritjen e ëmbël të vajzës e mbajti të fshehtë për një kohë të gjatë.

Në bisedë me moderatoret, Ilda kujtoi emocionet e para kur mësoi se ishte në pritje të një vajze:

“Kam bërë shtatë-tetë teste për t’u siguria që isha shtatzënë. Zoti na bekoi me një vajzë. Jam shumë e lumtur, se në fillim më thoshin të gjithë që do të bësh çun, nuk e di pse kisha këtë idenë sikur do isha mama çunash. Kur mësova se ishte vajzë, ngela pak si pikëpyetje.

Ka qenë një periudhë shumë e bukur, e kemi përjetuar shumë bukur. Vajzat vërtetë janë një bekim. Kur i kam thënë babit tim iu mbushën sytë me lot dhe më tha unë nuk e imagjinoj jetën pa ty. Vajzat gjithmonë përveçse do jenë shoqe shumë të mira, janë speciale për të gjithë familjen”.

Vajza quhet Siena dhe emrin ia ka vënë vetë Ilda:

“Emrin ia kam vënë unë, po shihja një film dhe më pëlqeu si tingëllonte si emër. E kam parë që përdoret shumë dhe në sandale, dhe veshje”.

E pyetur se cila është pjesa më e vështirë e shtatzënisë dhe e mëmësisë, gazetarja përgjigjet:

“Pjesa më e vështirë janë ditët e para, edhe muaji i fundit është i vështirë kur mezi lëviz. Sa ia merr dorën dhe pastaj çdo gjë bëhet më e thjeshtë. Falë Zotit kam dhe njerëz që më ndihmojnë. Pjesa më e vështirë është nata”.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA