“Kam pritur të vij në…”/ Rikthehet pas shumë mungesave në ekran Ilda Bejleri, kësaj radhe me ndryshime në jetën e saj

16/11/2022 21:32

Ilda Bejleri është rikthyer pas disa kohësh mungesë në ekran, por kësaj radhe si mamaja e një vajze të vogël.

Pas lindjes së bebit, daljen e parë publike moderatorja e bëri në “Goca & Gra”, ku tregoi shumë detaje nga periudha e shkëputjes nga ekrani.

Ajo shprehet se e ka të vështirë të ndahet nga vajza, duke qenë se ka kaluar vetëm tre muaj që nga lindja.

“Shtatzënia do kohën e vet. Kështu që të paktën në ekran nuk kam dalë sepse kam pritur të vijë edhe në formë. Në sensin që edhe të marr kohën time se edhe nga vajza nuk ndahem dot se është ende herët vetëm tre muaj”, u shpreh Ilda.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel