Libri i shumëpërfolur i botuar nga Ermal Mamaqi, është diskutuar edhe mbrëmjen e sotme në “Goca dhe Gra”, ku Flutura Açka është pyetur rreth mendimit të saj në lidhje me këtë çështje,

Açka tha se nuk ka asnjë gjë të keqe që një person, kushdo qoftë, të botojë një libër mbi jetën e tij, pasi është një botë që nuk e njohim dhe mund të mësojmë nga ai libër.

Ajo u shpreh se një libër nuk mund të kritikohet pa u hedhur akoma në treg e aq më pak pa u lexuar ende.

Flutura Açka: Kritika gjithmonë ndikon pasi të publikohet libri, pasi të lexohet jo në rastin e Ermalit që akoma nuk është botuar. Nuk mund të gjykohet libri para se të publikohet, por kritika e orienton lexuesin. Ky është një debat I hapur por nuk mund të gjykoj sepse nuk e kam lexuar librin. Por kam përshtypjen shyqyr që botohen librat. Libri për fat të mirë nuk është as frut as perime dhe nuk prishet mund të rrijë në vitrinë. Një libër nuk mund ta shkruajë vetëm një shkrimtar i mirfilltë, shkruaj një libër sepse ti sjell në botë që ne nuk e njohim, na sjell prapaskenat e gjërat që nuk I dimë. Secili të shkruajë si të dëshirojë dhe tregu do e vendosë e merr apo nuk e merr.

 

 

Top Channel