Kryetari bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe autori Orges Xhelilit kanë pasur një debat lidhur me thirrjen në SPAK për një çështje që Prokuroria e Posaçme po heton, sipas disa informacioneve.
Këtë e konfirmon edhe avokati i Kokoneshit, Klodian Reçi i cili pohon se klienti i tij është thirrur në SPAK si person që ka dijeni me çështjen.
Orges Xhelili më herët ka punuar si punonjës IT pranë bashkisë së Divjakës për një periudhë të shkurtër dhe më pas është pushuar.
Gjykata e Lushnjës vendosi të lejë në burg sot Orges Xhelilin, autorin e plagosjes së kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe shoferit të tij.
Avokatët Ndue Reci dhe Ndue Pjetra kërkuan një afat dy mujor hetimi për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Njëri prej avokatëve tha se policia bashkiake ka vepruar arbitrarisht dhe se kryetari i bashkisë vepronte si bajraktar. Ata theksuan se kryetari është në hetim nga Prokuroria e Përgjithshme dhe e Lushnjës për veprime arbitrare.
Sipas tyre, klienti ka pasur biçak që nuk hyn tek veprat penale, me të cilin plagosi dy personat.
Babai Orges Xhelilit, Abas Xhelili tha se djali është provokuar nga personat që kanë qenë me kryetarin, ndërsa sipas tij ka patur një debat më parë lidhur me largimin nga puna mes tyre.
Sipas dëshmive të dhëna pranë avokatëve, Xhelili pretendon se kanë qenë policët bashkiakë ata që e kanë goditur më parë, gjë që për këtë ka edhe shenja dhune dhe në gjaknxehtësi e sipër Xhelili në kushtet e vetëmbrojtjes ka nxjerrë një thikë që sipas tyre nuk i kalon përmasat e armës së ndaluar dhe ka qëlluar mbi shoferin dhe kryetarin.
Avokatët kërkuan një masë 30 ditore derisa të njihen plotësisht me rrethanat e ngjarjes duke iu vënë në dispozicion dhe pamjet filmike të vendit ku ndodhi debati.
Më 11 nëntor, kryetari i bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi u plagos me thikë bashkë me shoferin e tij, pas një debati me një punonjësin e bashkisë Orges Xhelilin.
Ai kishte dalë për inspektim në një nga banesat pranë bashkisë së Divjakës në momentin që është konfliktuar me Xhelilin.
Teksa kryebashkiaku ishte në inspektim, Xhelili është afruar dhe e ka fyer, ndërsa më pas debati mes tyre ka degraduar në përdorimin e thikës nga ana e autorit.
Me agresorin fillimisht është përleshur shoferi Gazmend Bullari për të mbrojtur kryebashkiakun, ndërsa të dy morën plagë në trup. Të dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk janë bërë të qarta plotësisht arsyet e konfliktit mes tyre, ndërsa hetimet vijojnë ende.
Top Channel