Pas polemikave, Jared Kushner heq dorë nga plani për të ndërtuar rezidencën luksoze në Beograd
Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa njofton se do të vijë në Shqipëri për një koncert në 28 nëntor, me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë.
Artistja do të përmbyllë në Tiranë turneun e saj “Future Nostalgia”.
“Mezi po pres t’ju shoh në Ditën e Flamurit. Shihemi atje”, thotë këngëtarja në një video të shpërndarë në rrjetin social “Instagram”.
Gjatë verës, Dua performoi në Prishtinë, në “Sunny Hill Festival”. Festivali mbylli me sukses 3 ditë argëtim dhe spektakël nga këngëtarët më të mirë shqiptarë e të huaj ndërsa pak javë më vonë “Sunny Hill” dhuroi spektaklin për publikun në Tiranë. Mijëra të rinj ndoqën koncertin në 3 netët që u mbajt në kodrat e Liqenit Artificial.
Koncerti i Dua Lipës përkon dhe me Kryeqytetin Europian të Rinisë ku janë zhvilluar mbi një mijë aktivitete të ndryshme sportive dhe kulturore. Vetëm pak ditë më parë, Tirana u shpall fituese për vitin 2023 edhe si “kryeqyteti europian i sportit”. Investimet e shumta në fushën e infrastrukturës, krijimi i mjediseve sportive, bëri që kryebashkiaku Veliaj të merrte iniciativën për të aplikuar që kryeqyteti shqiptar të hidhte kandidaturën si “Qyteti Europian i Sportit 2023” dhe Tirana të shpallej fituese.
Top Channel