Më pak aksidente dhe vdekje në vendin tonë, gjatë periudhës janar-shtator (Bilanci)

15/11/2022 11:29
Foto ilustruese

Aksidentet rrugore në vendin tonë kanë pësuar rënie krahasuar me vitin e kaluar, gjatë periudhës janar-shtator.

Sipas statistikave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka një numër më të ulët të vdekjeve dhe aksidenteve të ndryshme.

Analiza në lidhje me sigurinë rrugore për periudhën janar-shtator të vitit 2022 tregon se ka pasur 122 viktima në aksidente. Krahasuar me vitin e kaluar në po të njëjtën periudhë, ku ka pasur 151 viktima, është 14 % më i ulët.

Gjithsej gjatë asaj periudhe janë kryer 884 aksidente rrugore, 14% më pak se periudha e vitit të kaluar, ku ka pasur 1024.

Në aksidentet rrugore janë përfshirë 1257 persona, krahasuar me vitin e kaluar ku ka pasur 1391, është 10 % më pak.

Aksidentet e kryera nga persona të ndryshëm:

-0-24 vjeç janë kryer 170 aksidente

-25-34 vjeç janë kryer 236 aksidente

-35-44 vjeç janë kryer 170 aksidente

-45-59 vjeç janë kryer 170 aksidente

-Mbi moshën 60-vjeçare janë kryer 92 aksidente

-Të larguar nga vendngjarja pas aksidentit 46 persona.

Bazuar në projeksioni rrugor të vitit 2022 ka pasur 54 viktima për një milionë banorë, 23 % më pak se viti i kaluar, gjatë periudhës janar-shtator.

FOTO GALERI
4/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA