Sonte nis Top Story/ Grida Duma, autore dhe moderatore e emisionit të debatit politik në Top Channel

14/11/2022 20:00

Sonte nis Top Story nën drejtimin e Grida Dumës, autore dhe moderatore e emisionit të debatit politik në Top Channel.

Në një lidhje direkte me studion e Top Story, Duma drejtimin e emisionit e quajti një ndryshim të fortë regjistrash, duke pasur bindjen që do prodhohet një produkt i mirë për të gjithë ndjekësit.

Është risi në fakt por mirëserdhët ju në Top Story para se ta nisim, ta nisim me një story. Do t’ju them një impresion të historisë  se si nisi Top Story nga një bashkëbisedim me një mik që është drejtues mediash që unë ia çmoj shumë mendimin. Më tha ke bërë një gjë të madhe që po lëviz nga politika për të bërë më shumë politikë,  por ke bërë një gjë shumë të madhe që po e bën në Top Channel. Më tha do të të tregoj një story me vijueshmërinë  e politikës së Top Channel dhe efektet që ka bërë në historinë shqiptare të hapësirës së mendimit dhe politikës. Shoqëronte një konsull austriak në zonat e veriut diku në vitet ‘90 e ca s po i themi fiks cilat, takoi një princ i cili u emocionua që i takoi dhe i tha do më ndihmoni djalin se im bir flet një shqipe të pastër megjithëse nuk ka shkollë të hapur këtu, dhe këtë e ka mësuar duke parë Top Channel dhe Digitalb-in. Kjo histori mua më preku që ka në trashëgiminë e vet, në legasinë e vet, Top Channel është gjithashtu një shkollë, një shkollë që unë shpresoj të jetë një pjesë e vlerës së shtuar të shkollës dhe të komunikimit politik. Ju jeni surprizuar që një politikane po e bën këtë në një televizion, unë jam surprizuar që kam gjetur një mendësi në pronarët e Top Channel dhe jam surprizuar shumë nga Lori kur kemi diskutuar për një risi të komunikimit politik, të analizës, hard talk-ut politik të stilit amerikan, ky është një stil amerikan siç i takon platformës së Top Channel është duke bërë një gjë avangrad. Shpresojmë që do të shkojmë aty ku duhet dhe të jemi një vlerë e shtuar”, tha Grida Duma, autore dhe moderatore në “Top Story”.

Si ndihesh të drejtosh Top Story?

“Duhet parë akoma, është një ndryshim i fortë regjistrash, por besoj kam bindjen në gjithë këto ditë të reflektimit për ta bërë këtë një produkt të mirë për të gjithë ata që do të na ndjekin. Kam bindjen që do të jetë një gjë ndryshe dhe vlerë e madhe. Si ndjehem? Ndjehem me bindjen që do të bëj më shumë politikë se ç’kam bërë në fakt por edhe më të vërtetë. Do të jemi gjithmonë live është emocioni i së vërtetës, real time, real politik është gjëja që nuk do të mungojë, madje edhe real story, do të kemi shumë të personalizuar ngjarje që i takojnë jetës së njerëzve dhe se sa shumë politika i prek jetët e njerëzve, jo vetëm politikat e politikanëve por sidomos atë që shkon deri tek njerëzit dhe atë që perceptojnë njerëzit, të cilët në një mënyrë apo në një tjetër e kanë lënë politikën dhe për këtë arsye kemi shumë për të bërë”, tha Grida Duma, autore dhe moderatore në “Top Story”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA