Deputeti i PD-së Luçiano Boçi ka shpallur kandidaturën e tij për primaret në bashkinë e Elbasanit.

Deputeti i PD-së Luçiano Boçi ka shpallur kandidaturën e tij për primaret në bashkinë e Elbasanit. Propozimi për të është bërë nga baza e PD-së dhe në deklaratën për mediet, ai tha se nuk mund ta refuzonte këtë propozim. Ai është demokrati i vetëm që ka shpallur kandidaturën për primaret në Elbasan.

“Jam i bindur që PD do të jetë fitues, pavarëisht ndarjes së gabuar administrative në Elbasan”, u shpreh demokrati.

Kështu, Boçi, që në zgjedhjet e 25 prillit theu herësin për të marrë mandatin e tij, bëhet deputeti i radhës që mund largohet nga Kuvendi. Karrigia e tij në Kuvend i takon Qani Xhafës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA