Mbledhja e dy qeverive në Shkup, takohen kabinetet qeveritare të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

14/11/2022 12:06

Shkupi u mikpritësi mbledhjes së përbashkët mes qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe asaj shqiptare.

Dy kryeministrat Dimitar Kovaçevski dhe Edi Rama bashkë me kabinetet qeveritare u ulën përballë njëri tjetrit,  për të intensifikuar marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve përmes nënshkrimit të 21 memorandumeve.

“Është koha që të projektohemi me shumë më tepër forcë dhe me shumë më tepër ambicie në të ardhmen e përtej luftës dhe ndërkohë të marrim maksimumin sot nga këmbëngulja dhe aftësia për të krijuar një sinergji më të plotë me Bashkimin Europian. Duhet të jemi shumë më ambiciozë dhe shumë më kërkues ndaj Bashkimit Europian dhe nuk mund të mjaftohemi dhe aq më pak gëzohemi me këtë hap i cili është një hap i madh. Nga ana tjetër është një hap gjysmak, po të shikojmë se çfarë kemi nevojë dhe jo vetëm se çfarë mund të marrim por se çfarë mund të japim për gjithë këtë komunitet dhe këtë bashkësi vendesh dhe shtetesh të Europës”.

Kryeministri Rama shprehu gatishmërinë për ti ofruar Shkupit një port të thatë për lehtësuar qasjen me portin e Durrësit. Ndërsa Dimitar Kovaçevski kryeministër i Maqedonisë së Veriut vlerësoi bashkëpunimin Shkup-Tiranë.

“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë shembulli i vërtetë për mënyrën si ndërtohen marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Kemi vendosur shtylla të fuqishme edhe për autostrada që lidhin fizikisht vendet dhe popujt tona. Dy qeveritë jemi në rrugën e fuqizimit dhe besimin e plotë në vlerat evropiane”.

Zëvendës kryeministri shqiptarë në qeverinë e Maqedonisë së Veriut Artan Grubi kërkoi të nis puna për diskutimin e një pike të re kufitare kalimi mes dy vendeve tona. Përfshi vënien në funksion të linjës hekurudhore Shkup-Durrës.

Memorandumet e  bashkëpunimi kanë të bëjnë me  çështjen e integrimit në BE, në fushën e digjitalizimit të shërbimeve konsullore, në fushën e mbrojtjes për implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Qafë-Thanë si dhe  në sektorin e energjisë.

Pala maqedonase vlerësoi maksimalisht marrëveshjen për rikthimin e ikonave të trafikuara ne vendin e tyre të origjinës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA