Sonte në emisionin Exclusive të përgatitur nga departamenti i informacionit në Top Channel do të ndiqni faktet dhe rrëfimet tronditëse të shpopullimit të fshatrave dhe përgjysmimit të qyteteve nga emigrimi.

“100 shtëpia ka qenë fshati 33 kanë mbet, por këmbë djali të ri në fshat nuk ke, të gjitha pa përjashtim janë jashtë shtetit”.

” Fshati është boshatis i sheh shtëpiat janë bosh, kanë ikur ne emigracion. Nuk ka bujqësi se nuk ka ujë për vaditje”, tha Agni Istrefi, banor i fshatit Mucmamës, Kukës.

” Nuk i thuhet as rri dhe as ik, nuk kam se cfarë t’i jap. Nuk i thuhet fëmijës ik, ku të mbytem unë”, tha Anastas Toci, banor i fshatit Zavalinë

 “Para 10 vitesh kanë qenë 100 familje, sot me numër në gjendje civile mund të jenë më shumë, por 50 familje banojnë këtu”, tha Anastas Toci, banor i fshatit Zavalinë.

 “Kur unë jam në klasën e 6 dhe jemi 12 nxënës dëshira ime është bëhem modele në Paris, atje mendoj ta ushtroj si profesion “, thanë nxënësit.

Shqipëria brenda këtij shekulli do tkuret në një shtet me 1.1 milionë banorë dhe shumica do jenë pleq.

Këtë dramë të madhe kombëtare asnjë parti apo elitë nuk e merr seriozisht. Shpopullimi po ndodh me shpejtësi shumë të madhe duke lënë pas shtëpi bosh dhe pleq zemërvrarë.

Top Channel