Me rastin e Ditës Përkujtimore, Ambasadori britanik Alastair King-Smith dhe Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, Peter Zingraf, morën pjesë në një ceremoni për të shënuar 104-vjetorin nga fundi i Luftws së Parë Botërore.

“Dita e Përkujtimit nderon ata që shërbejnë për të mbrojtur liritë tona demokratike dhe mënyrën tone të jetesës. Sot bashkohemi mes besimeve, kulturave, kombësive dhe prejardhjeve për të kujtuar shërbimin dhe sakrificën e komunitetit të Forcave të Armatosura. Nderojmë gjithashtu kontributin e veçantë të familjeve dhe të shërbimeve të urgjencës”, tha ambasadori King Smith.

Po aq e domosdoshme deklaroi ambasadori Mbretërisë së Bashkuar,  është rëndësia e kujtimit të civilëve të pafajshëm që kanë humbur jetën në konflikt dhe akte terrorizmi.

Përkujtimi nuk synon të lartësojë luftën, theksoi ambasadori King-Smith  por është një mundësi për të gjithë ne që të përpiqemi dhe të punojmë së bashku për një të ardhme paqësore.

Në këtë ceremoni morën pjesë edhe ambasadori amerikane në Tiranë, Yuri Kim, shefi i shtabit të Ushtrisë Shqiptare, Arben Kingji, deputetë, drejtues të klerit fetar si dhe ish kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

FOTO GALERI
1/45

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA