Milani tashmë po mendon se çfarë lëvizjesh mund të nevojiten në funksion të merkatos së verës së ardhshme dhe është pikërisht sulmi reparti i cili ka nevojë për risi.

Emrat që po ndiqen aktualiasht nga Paolo Maldini janë Noah Okafor, i cili ishte kundërshtar në Champions League dhe që ka kontratë deri në vitin 2024 me Salzburg dhe Armando Broja që nuk po gjen shumë hapësirë ​​te Chelsea dhe që pëlqehet nga drejtuesit.

Në rastin e Brojës gjithçka do të varet nga Leao, i cili në një të ardhme të afërt do të duhet të vendosë nëse do të qëndrojë dhe do të bëhet përfundimisht ylli i “kuqezinjve” apo do të refuzojë rinovimin dhe të kërkojë një ekip tjetër në mesin e shumë skuadrave kryesore që kanë qenë duke e ndjekur për muaj të tërë.

Nëse do të ndodhë mundësia e dytë, pra largimi i Leaos, atëherë afrimi i Brojës nga “Djalli” shihet më e arritshme./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA