Një person i identifikuar si Pasho Pasho është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Kolonjë të Ersekës.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se 75-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë nga rrjedhja e gazit.

Ngjarja është raportuar nga komshinjtë të cilët kanë vënë re prezencën e erës së gazit.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi policisë:

Kolonjë/Informacion paraprak

Më datë 13.11.2022, rreth orës 16:15, në qytetin e Ersekës, është gjetur i pajetë në banesën e tij, në të cilën jetonte i vetëm, shtetasi P. P., rreth 75 vjeç, i cili dyshohet të ketë ndërruar jetë si pasojë e asfiksimit, nga rrjedhja e një bombole gazi.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel