Nuk ishin vetëm shqiptarët protagonistët e protestës të së shtunës kundra gjuhës diskriminuese nga sekretaria e shtetit, Suela Braverman dhe mediat në shtetin ishull.

Një prej protestuesve i dërgoi Top Channel një video ku është fiksuar momenti kur një angleze, i bashkohet për pak momente protestës.

E reja angleze ishte duke kaluar me maninë në urën Westminster e “pushtuar” për disa orë nga 3500 shqiptarë paraditen e të shtunës.

Ajo e frenon makinën në respekt të protestuese duke u ngritur nga vendi shoferit merr flamurin shqiptar nga një protestues e valëvit për pak momente dhe ia rikthen.

E gjitha është filmuar dhe video është bërë virale në rrjetet sociale të përdoruara nga emigrantët shqiptarë në Britaninë e Madhe.

Komentet e videos janë nga më të ndryshmet por shumë prej tyre theksojnë respektin për mikpritjen e shqiptarëve nga qytetarët anglezw me të cilët jetojnë e punojnë çdo ditë.

Gjatë javëve të fundit kur gjuha e urrejtjes ndaj shqiptarëve ka kapur nivele të papara si asnjëherë tjetër.

Janë të shumtë anglezët të cilët nga vendet e punës ku punojnë me shqiptarët kanë ironizuar ministren Suela Breverman.

Një anglez i cili punon në një kompani ndërtimi bashkë me shumë shqiptarë shfaqet në një video në Tik Tok duke thënë: “Suela ja ku i ke “kriminelët” shqiptarë. Jam prej shume vitesh bashkë me ata.

Ndërsa në një tjetër video shfaqet pronari një lokali të famshëm në Londër, ku janë punësuar si roje sigurie disa shqiptarë. Pronari anglez e quan një turp atë që Suela Braverman tha ndaj shqiptarëve.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA