Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Ura e Leklit-Këlcyrë, në afërsi të fshatit Dragot me pasojë plagosjen e një personi.

Kamionçina tip “Benz” me drejtues shtetasin K. S. dhe traileri tip “Scania” janë përplasur me njëra-tjetrën.

Për pasojë është lënduar drejtuesi i “Benz”-it, shtetasi K. S., i cili është transportuar në spital, për të marrë ndihmën mjekësore.

Nuk dihet gjendja e tij dhe shkaqet e aksidentit.

“Rreth orës 09:05, në aksin rrugor Ura e Leklit-Këlcyrë, në afërsi të fshatit Dragot, është përplasur automjeti tip “Benz” (kamionçinë), me drejtues shtetasin K. S. dhe automjeti tip “Scania” (trailer), me drejtues shtetasin P. I. Për pasojë është lënduar drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi K. S., i cili është transportuar në spital, për të marrë ndihmën mjekësore.  Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, sipas policisë.

Top Channel