Një ditë pasi u plagosjes me thikë nga ish punonjësi i tij, kryebashkiaku i Divjakës Fredi Kokoneshi, ndodhet në gjendje të stabilizuar në spitalin e Traumës në Tiranës.

Duke cituar burime nga ky spital gazetarja Dorjana Bezat tha për Top Channel se Kokoneshi është jashtë rrezikut për jetën por do të vijojë të mbahet nën kujdes mjekësor.

Gjithashtu jashtë rrezikut për jetën mësohet të jetë edhe shoferi i tij, Gazmend Bullari, i cili mbeti i plagosur në tëntativë për të mbrojtur kryebashkiakun.

Cfarë ndodhi dje në Divjakë?
Kryetari i bashkisë së divjakës Fredi Kokoneshi u sulmua me thikë nga ish punonjësi i këtij institucioni Orges Xhelili.

Bashkë me kryebashkiakun i lënduar mbeti dhe shoferi i tij që u hodh ta mbronte, Gazmend Bullari.

Ngjarja ndodhi gjatë kohës që Kokoneshi ishte në detyrë duke inspektuar një godinë pranë bashkisë. Autori është kapur dhe shoqëruar në komisariat.

Top Channel