Një pjesë e opozitës do të bashkohet këtë të shtunë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në protestën e dytë kombëtare të thirrur nga Sali Berisha.

Protesta do të nisë në orën 16:00, ndërkohë që një orë më herët do të bllokohen disa akse rrugore. Policia njofton se do të ndalohet qarkullimi i mjeteve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, sheshin “Nënë Tereza”, rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Ketë herë Ilir Meta dhe Sali Berisha do jenë bashkë. Protesta e sotme konsiderohet një test për drejtuesit e opozitës, të cilët duhet të tejkalojnë pjesëmarrjen e tubimit të mbajtur në  vapën e 7 korrikut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA